FDA miraton për herë të parë pas 20 vitesh një përbërës të ri për kremrat kundër diellit
Për herë të parë në dy dekada, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një përbërës të...

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Qershitë që bletë një muaj më parë e që i bëtë reçel ose komposto, provoni t’i përfshini në tartë. Jo se nuk i hani dot me akullore por që të mos abuzoni shumë me shëndetin.
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
250gr miell ● 100gr gjalpë i tretur i ftohtë ● 50ml qumësht me yndyrë në temperature ambienti ● 3 vezë ● 180gr sheqer ● 1 kavanoz komposto me qershi ● 1 bustinë sodë ● lëkura e një limoni bio e grirë në rende ● një majë thike kripë
Përgatitja:
Qershive iu heqim bërthamat duke u përpjekur të mos prishim formën e tyre, i lyejmë me pak miell dhe i lëmë mënjanë.
Në robot ose me rrahësin elektrik të vezëve rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë miellin dhe sodën nëpërmjet një site pjesë-pjesë, por tani do të përdorim spatul ose lugë druri për përzierjen. Shtojmë kripën, lëkurën e limonit të grirë, gjalpin, qumështin, i përziejmë mirë me spatul me lëvizje nga poshtë-lart derisa të kemi një brumë homogjen. Shtojmë një pjesë të qershive dhe i përziejmë me kujdes. Hedhim brumin te tava e lyer më parë me gjalpë e miell dhe vendosim sipër kokrrat e qershive që kishim lënë mënjanë. E pjekim për 35-40 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë. Kur torta të jetë pjekur dhe është akoma e nxehtë, e lyejmë sipër me shurupin e qershive, ajo do ta thithë menjëherë. Konsumohet e ftohtë.
Për herë të parë në dy dekada, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një përbërës të...
Sonte merr fund rrugëtimi i plot 80 ditëve në Fermë për fermerët. Një mbrëmje e gjatë që do të jet...
Menopauza është ajo periudhë e jetës së gruas kur ndërpritet cikli menstrual. Më parë kjo periudhë fillonte pas mos...