"Teoria e të brendshmeve të gjyshes", që e mbajti çiftin lumturisht të martuar prej dekadash
Një histori e pazakontë po bëhet virale në rrjetet sociale. Në qendër të saj është ajo që autori e quan &ldqu...

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût
Ky gatim është një traditë e veriut dhe përgatitet në mënyra të ndryshme, por duhet thënë kujdes mos u ngatroni me specat me mazë ato kanë recetë tjetër.Unë sot do sjell versionin e Tropojë. Specat e bardha, që përdoren edhe në turshi kanë një aromë karakteristike dhe shkojnë shumë edhe në recetën në ngjym.
Përbërësit: 5-6 speca të bardhë, 1 gotë kos, 2 gota qumësht, 1 lugë e gjysmë me miell, vaj, kripë, pak gjalpë dhe pak ajkë qumështi.
Përgatitja:
Specat pasi i kemi larë e tharë mirë, i çajmë pak me thikë anash. Me ndihmën e një luge të vogël kafeje, fusim pak kripë dhe nga një lugë kafe gjalpë. Në një tigan të thellë me kapak, vendosim specat të skuqen avash-avash në zjarr mesatar. Pasi specat janë skuqur, në një tas hedhim kosin, qumështin, ajkën, mielllin, pak kripë të cilën do e shtoni përsëri në fund dhe e trazojmë mirë që mielli mos të formojë kokrriza. Masën e shtojmë tek specat dhe e lëmë aq sa merr një valë dhe fillon e trashet pak. Kujdes përzieni masën herë pas here që mos të ngjitet. Mund të përdorni edhe vetëm qumësht, por kosi jep pak thartësi dhe e bën akoma më të shijshme. Ju bëftë mirë!
Një histori e pazakontë po bëhet virale në rrjetet sociale. Në qendër të saj është ajo që autori e quan &ldqu...
Një substancë natyrale që gjendet te rukola mund të ndihmojë organizmin të rregullojë më mirë metabolizmin, të...
Kur temperaturat jashtë arrijnë 35–40°C, shumë njerëz mbyllin grilat gjatë gjithë ditës duke menduar se kësht...