Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...

Receta u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings
Ne e kemi nisur fundjavën që sot, sepse doli dielli edhe duke qenë se jemi në punë na e donte xhani një ëmbëlsirë të freskët e të lehtë si kjo me pak përbërës edhe që bëhet shpejt e shpejt.
Për kekun: 5 vezë, 5 lugë sheqer, 5 lugë miell, 1/2 luge çaji me fryrës brumi, 175 g qumësht i kondesuar, 500 ml pana, 1 lt qumësht dhe vanilje.
Për të përgatitur kremin karamel rrahim të bardhat e vezëve me sheqerin derisa të bëhen shkumë e qëndrueshme, shtojmë të verdhat e vezëve dhe më pas miellin dhe fryrësin. E pjekim në tavë të lyer me gjalpë dhe miell për 30 minuta me 180 gradë.
Përziejmë në tas 3 llojet e qumështit. Pasi ftohet e heqim kekun nga tava, e shpojmë si lart dhe poshtë me kunjë druri, hedhim 1/3 e lëngut në tavë dhe vendosim kekun lart. Shtojmë lart pjesën tjetër të qumështit derisa ta thithi të gjithën. E mbulojmë me salcën e karamelit dhe e lëmë në frigorifer.
Një nga organet më të rëndësishme të trupit të njeriut, veshka, filtron gjakun çdo ditë dhe e bën trupin t&e...
Deodorantët janë pjesë e përditshmërisë për shumë njerëz, sidomos gjatë muajve të nxehtë të ver...
Shqipëria po shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Mesdheut, duke u cil&eu...