Alarmi, Agjenda Kombëtare: Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare pë...
Riviera shqiptare ka tërhequr vëmendjen e turistëve anë e kënd botës, e po ashtu tabloidëve të njohur ndërkombëtarë, që shpesh Shqipërinë e rendisin në titujt kryesorë të përmbajtjes së tyre.
Media e njohur franceze “Le Figaro” i ka kushtuar vëmendje alpeve të thepisura shqiptare. Në një reportazh të gjatë për alpet e veriut të vendit thuhet se ato janë kthyer në një El Dorado për pushuesit e huaj, që kanë pasion hiking apo shëtitjet në mal.
"Le Figaro" shkruan se sipërfaqet malore ju lejojnë të eksploroni peizazhe madhështore që kishin mbetur të izoluara për dekada, deri në rënien e regjimit komunist.
Në artikullin e saj gjithashtu veçohen parqet kombëtare të Valbonës dhe Thethit, që tashmë po shijohen nga turistë, jo vetëm nga Europa, por edhe nga Shtetet e Bashkuara.
Veçon “Bjeshkët e Namuna” dhe legjendat që vijojnë të tregohen. Nuk mungojnë edhe krahasimet e peizazhit natyror me veprat e Ismail Kadaresë.
Prestigjozia franceze fton lexuesit ta shijojnë sa më parë këtë mrekulli të natyrës shqiptare, që sipas saj nuk është prekur ende turizmi masiv dhe dora e njeriut, duke theksuar se Shqipëria është një destinacion ideal për pushime me buxhete të vogla dhe për më tepër për një kulinari të veçantë.
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare pë...
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...