Alarmi, Agjenda Kombëtare: Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare pë...
Riviera shqiptare është përfshirë nga gazeta britanike “The Times” në listën e 22 destinacioneve më të mira në botë për pushime verore me diell.
Në artikullin e publikuar për verën 2026, media britanike e përshkruan bregdetin shqiptar si një vend që të kujton Mesdheun përpara se të bëhej shumë i famshëm, me gjire të egra dhe natyrë të paprekur.
“Riviera Shqiptare shpalos një seri gjireve të thyer që të kujtojnë Mesdheun përpara se të bëhej i famshëm”, shkruan “The Times”.
Sipas artikullit, edhe pse Shqipëria është zbuluar më shumë vitet e fundit nga turistët, bregdeti i saj vazhdon të mbetet shumë tërheqës, edhe për shkak të çmimeve më të përballueshme krahasuar me destinacionet e tjera europiane.
Gazeta veçon disa nga zonat më të njohura të bregdetit shqiptar, duke përmendur Durrësin dhe Sarandën si qytetet kryesore turistike, ndërsa për kulmin e sezonit veror sugjeron Ksamilin dhe ishujt e tij për të shmangur fluksin e vizitorëve.
Shumë pranë Ksamilit, “The Times” ndalet edhe te Butrinti, qyteti antik i mbrojtur nga UNESCO, që e cilëson si një nga mrekullitë historike që mund të vizitohen përgjatë Rivierës shqiptare. Në artikull përmenden gjithashtu edhe Kalaja e Gjirokastrës dhe amfiteatri romak i Durrësit si pjesë e trashëgimisë historike që e bën këtë zonë edhe më tërheqëse për turistët.
Riviera shqiptare renditet në të njëjtën listë me destinacione të njohura turistike si Brac në Kroaci, Korsika në Francë, Menorka në Spanjë apo Mykonos në Greqi, që sipas gazetës janë ndër vendet më të mira për të shijuar pushimet verore me diell.
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare pë...
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...