Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
Kolagjeni është shndërruar në një nga suplementet më të përdorura për kujdesin ndaj lëkurës, flokëve...

Qepët
Temperatura e frigoriferit, do t’i bëjë qepët të buta. Mbajini në një vend të ftohtë (temperaturë ambienti) e të thatë por kujdes, larg patateve. Po të qëndrojnë pranë njëra tjetrës do të prishen të dyja.
Vaji i ullirit
Nëse do të provonit të vinit vajin e ullirit në frigorifer, do të shihnit që shumë shpejt do të ketë të njëjtën strukturë me gjalpin.
Borziloku
E mira është që borziloku të ruhet në një gotë me ujë të freskët. Në frigorifer, ai do të tërheqë aromën e ushqimeve të tjera dhe do të humbasë të tijën.
Mjalti
Mjalti do të jetojë përjetësisht, mjafton që ta ruani në një vend të errët.
Hudhra
Nëse e fusni në frigorifer, nuk do dini më nga ju vjen aroma e turlisë kur të hapni derën.
Buka
Ekzistojnë disa teori se buka duhet të qëndrojë në frigorifer por bëhet fjalë vetëm për një bukë të posaçme me të cilën përgatiten sanduiçët. Buka e zakonshme, do të thahet shpejt. Mirëpo, mund ta vendosni në akull dhe kur ta përdorni të vini në punë thekësen.
Avokado
Ju nxihen avokadot menjëherë pasi i keni prerë? MOS i fusni në frigorifer. E mira është që ajo që pritet të konsumohet menjëherë. Ose, mund të rezistojë vetëm për pak orë e mbështjellë me qese kuzhine.
Domatet
Si mund të mos hani gjatë verës një sallatë të ftohtë?! Epo, ja që domatet e humbasin të gjithë shijen në frigorifer.
Kolagjeni është shndërruar në një nga suplementet më të përdorura për kujdesin ndaj lëkurës, flokëve...
Me ndryshimin e stinëve, ndryshojnë edhe nevojat e lëkurës. Vera, me temperaturat e larta, ekspozimin më të madh ndaj diellit dhe ...
Nëse ka manaferra, luleshtrydhe apo boronica në tryezë, fëmijët zakonisht i konsumojnë me kënaqësi. Këto fr...