Nga eliminimi i parë e deri tek Moza Ahmeti fituese, çfarë ndodhi në Finalen e Madhe të Ferma VIP3
Finalja e Madhe e Ferma Vip 3 ishte e mbushur plot surpriza, emocione dhe para. 5 finalistët Bujaka, Soni, Visi, Iliri dhe Moza përveçse...

Agrumet janë frutat më të pasura me vitaminë C, përbërës themelor për të ngritur nivelin e adrenalinës dhe të noradrenalinës në tru. Këto përbërës janë neurotrasmetues që na mbajnë të vëmendshëm, të shkathët, reagues dhe të zgjuar.
Disa studime tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht agrume janë më pak të prekur nga disa forma tumori, siç janë kanceri në stomak dhe i zorrës. Studime të tjera vërtetojnë që mungesa e Vitaminës C mund të ndikojë negativisht në humorin tonë, duke na bërë të trishtuar dhe të acaruar. Sipas këtij studimi duhet të marrim të paktën 60 mg vitaminë C në ditë, e barabartë me ¾ e një grejpfruti apo të një portokalli. Kur mungesa është e konsiderueshme, çaktivizon sistemin e përthithjes së hekurit, i nevojshëm për të evituar ndjenjën e lodhjes.
Portokalli
Përmban vitaminë C, pektinë, fibra të tretshme, flavonidë, antioksidues. Sistemon funksionet tretëse dhe rrit rezistencën nga infeksionet, si edhe fuqizon thithjen e hekurit. Lëkura e portokallit mund të zihet në ujë. Ky lëng favorizon funksionet e mëlçisë, pastron organizmin dhe mendohet se parandalon kancerin në stomak. Flavonidët, duke qenë antioksidues të fuqishëm, përmirësojnë qarkullimin dhe ulin radikalet e lira.
Mandarina
Përmban proteina, ujë, vitamina B dhe C, magnez, fosfor dhe kalcium. Ka më shumë provitamina A se çdo lloj agrumi tjetër dhe më shumë selen se çdo lloj fruti tjetër. Dobitë: ngadalëson plakjen, duke forcuar sistemin mbrojtës dhe duke eliminuar radikalet e lira. E nevojshme për të parandaluar ftohjen dhe kollën. 3 mandarina në ditë favorizojnë koagulimin e gjakut, duke evituar hemorragjitë.
Limoni
Përmban vitaminë C, betakarotinë dhe vitaminat e grupit B. Ka limonenë, një substancë që mbron nga kanceri në gji. Eliminon disa yndyra, disa papastërti nga gjaku dhe ndihmon për një tretje të rregullt për të përmirësuar funksionalitetin e mëlçisë. Favorizon mbylljen e plagëve dhe është koagulant. I dobishëm edhe për reumatizmën dhe artritin. Limoni është padyshim shtrënguesi më i mirë natyral me efekt të menjëhershëm kur jemi me diarre. Mjafton lëngu i një gjysmë limoni të pjekur dhe brenda 10 minutash diarreja dhe dhimbja e barkut do të zhduken.
Grejpfruti (qitro)
Përmban potas, vitaminë D dhe flavonidë: një dietë e pasur me qitro përmirëson mushkëritë dhe stomakun. Mjekimet me qitro ndihmojnë edhe në rastet me artrit, infeksion veshkash, gastrit dhe acid urik të lartë.
Finalja e Madhe e Ferma Vip 3 ishte e mbushur plot surpriza, emocione dhe para. 5 finalistët Bujaka, Soni, Visi, Iliri dhe Moza përveçse...
Për herë të parë në dy dekada, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar një përbërës të...
Sonte merr fund rrugëtimi i plot 80 ditëve në Fermë për fermerët. Një mbrëmje e gjatë që do të jet...