Nga shkelmimi i parë në bark deri te hapi i parë - zhvillimi psikomotorik i foshnjës
Viti i parë i jetës së një fëmije përfaqëson një nga periudhat më intensive dhe emocionuese të zhvillimit. V...

Është përcaktuar jo nga yjësitë numri i shenjave të horoskopit. Arsyet se pse janë dymbëdhjetë mbeten teorike duke qënë se ka pretendime që dija e astrologjisë nuk e ka burimin njerzor por hyjnor. Gjithsesi, teoritë se pse janë dymbëdhjetë lidhen me ndarjen e stinëve.
Dashi është fillimi pranvere
Demi është pranvera
Binjakët është fundi i pranverës.
Gaforrja është fillim vere
Luani është vera
Virgjëresha është fund vere.
Peshorja është fillim vjeshte
Akrepi është vjeshta
Shigjetari është fund vjeshte.
Bricjapi është fillim dimri
Ujori është dimri
Peshqit është fund dimri.
Dhe kështu shenjat janë kardinale apo primare pra që duan të prijnë, së dyti janë fikse, dhe së treti të ndryshueshme, dhe mes të njejtit grup ka tërheqje. Emrat e shenjave janë “huazuar” nga yjësitë por nuk lidhen me pozicionin e tyre sepse rrethi astrologjik është ndarje e padukshme por e matematikisht e përcaktuar e qiellit. Yjësia e Ujorit mund të shuhet sot, dhe rrethi astrologjik nuk ndikohet nga kjo. Ajo që ka ndryshuar për Astrologjinë indiane është llogaritja e pozicionimit të shenjave e cila shumë shpesh e çon hartën tonë perëndimore, një shenjë përpara. Unë personalisht besoj tek llogaritja perëndimore, nuk e shoh që njerëzit të kenë karakteristikat e shenjës paraardhëse prandaj preferoj astrologjinë perëndimore për të llogaritur. Megjithatë prej astrologjisë indiane kam mësuar gjëra gjithashtu. Në të dyja rastet mbetet e sigurt që shenjat zodiakale janë vetëm dymbëdhjetë, dhe të gjitha janë të bukura.
Burimi:Hartastrologjike
Viti i parë i jetës së një fëmije përfaqëson një nga periudhat më intensive dhe emocionuese të zhvillimit. V...
Qershori sjell disa nga momentet më të mira të vitit për vëzhgimin e qiellit, me planetë të ndritshëm, Hënën...
Studimet e fundit tregojnë se bakteret e zorrëve (mikrobioma) mund të kenë rol të rëndësishëm në zhvillimin e kan...