Familja / 13 January 2018, 10:38

Çfarë duhet të bëni kur fëmija ecën me këmbë nga brenda, takon gjunjtë apo e ka shputën pa hark

kembbetett

ÇFARË DUHET TË DINE PRINDËRIT RRETH KËMBËS SË SHESHTË, ECJES ME KËMBË NGA BRENDA, KËMBËVE TË HARKUARA ETJ
Një në pesë fëmijë kurrë nuk zhvillon hark dhe shumica e fëmijëve kanë harqe të ulët për shkak se kanë artikulacione të lirshme.Prindërit shqetësohen për këtë fakt , por këmbët e sheshta janë normale tek foshnjat, fëmijët edhe të rriturit. Këpucët e veçanta, mjetet e ndryshme apo ushtrimet nuk krijojnë hark dhe vendosja e një pad-i ose inserti nën harkun e një dystabani të thjeshtë fleksibile e bëjnë fëmijën të ndjehet keq. Sipas dr Ledian Fezollarit shqetësim më i madh është harku teperi lartë, sepse me shumë gjasa mund të shkaktojë dhimbje më vonë

Capture

Intoeing- Ecja me këmbë nga brenda
Intoeing është e zakonshme gjatë rritjes së fëmijës ! Ka tre shkaqet të intoeing që mjeku juaj mund të përcaktojë:
1. Shputa e harkuar
2. Rrotullimi Tibial
3. Rrotullimi Femoral
*Shputa e harkuar shkaktohet nga pozicioni i fëmijës përpara lindjes. Shumica e fëmijëve me këmbë të harkuar përmisohen pa trajtim në muajt e pare, megjithatë përmirësimi mund të shkojë deri në 3 vitet e para te jetes.
Rrallë , shputa e harkuar mund të jetë e ngurtësuar e si pasojë mund te ketë nevojë për trajtim me allçi apo splint. Këpucët speciale nuk e korrigjojne .
*Rrotullim Tibial është një kthim përbrenda të pjesës së poshtme të këmbës. Ky është një variant i normales që është shumë e zakonshme gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë. Splintet, ushtrimet, bracet, ose modifikimet e këpucëve nuk e korrigjojnë rrotullimin dhe në fakt mund të jenë të dëmshme. Këmbët me rrotullim tibial drejtohen pa trajtim gjatë fëmijërisë shkruan dr. Ledian Fezollari.
Rrotullimi femoral është një përdredhje e kockave të kofshës shkaktuar nga një rotacioni i brendshëm i këmbës.Shkaku i rrotullimit të femurit është i panjohur. Rrotullimi i femurit është më e rëndë kur fëmija është rreth pesë apo gjashtë vjeç. Shumica e fëmijëve duke u rritur nga mosha 10 vjeç e kalojnë këtë shqetësim. Insertet e këpucëve, modifikimet ose bracet nuk e korrigjojnë këtë kondicion. Ata mund të jene të pakëndshme për fëmijët si dhe mund ti lëndojnë kur luajnë.
Këmbët e harkuara dhe Gjunjtë që përplasen
Gjatë zhvillimit të tyre normal, foshnjat shpesh kanë këmbë të harkuara. Me rritjen e fëmijës mundet që gjunjtë të, pëplasen me njëri-tjetrin deri nga mosha 18 muajsh. Me rritjen e mëtejshme këmbët drejtohen.
Mjeku juaj do të vendosë nëse këmbët fëmijës suaj janë normale. Nëse janë normale, kondicioni do të korrigjohet me kalimin e kohës.
Këpucë të veçanta, ëedges, shtesat-insertet ose ushtrimet e bëjnë fëmijën të ndjehet keq dhe nuk e korrigjojë formën.
Mjeku juaj mund të shqetësohet nëse gjendja është e rëndë, ndodh vetëm në njërën anë, ose shkon në familje - veçanërisht në qoftë se familja ka tendencë të jetë jashtëzakonisht e shkurtër në shtat