Mirëqenie / 22 June 2026, 12:46

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë mrekulli për fytyrën; Si t'i përdorni

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë mrekulli për

Ekspozimi për orë të tëra në diell, mos aplikimi i kremit mbrojtës herë pas here, dehidratimi e shumë faktorë të tjerë kontribuojnë në shfaqjen e njollave kafe, ose hiperpigmentimit të lëkurës gjatë sezonit të verës. Mania për të marrë rreze dielli, e për të patur atë ngjyrën çokollatë, vjen me jo pak efekte negative, dhe lëkura e fytyrës ajo që është më delikatja vuan pasojat.

Megjithatë nëse çdo mbrëmje do të vendosnit disa lëkura patatesh në fytyrë, do të shihni se si shenjat e diellit do të zbehen.

Patatet janë të pasura me vitaminë B dhe C, mund të parandalojnë shfaqjen e rrudhave të reja dhe të ndriçojnë tonin e lëkurës. Lëkura e patates përmban enzima të efektshme që kanë efektin e një zbardhuesi! Këto enzima neutralizojnë tonin e lëkurës dhe trajtojnë hiperpigmentimin.

Ajo që duhet të bëni është të merrni lëkurën e patates së sapoqëruar dhe ta vendosni në lëkurë. Mbulojeni këtë të fundit me disa copëza lëkure, dhe mbajini derisa të përthahet lagështia e patates.

Ju mund të shtoni edhe disa pika lëng limoni për të përshpejtuar procesin e trajtimit të njollave kafe.

Pas disa minutash shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe apikoni një krem hidratant.