Dita dhe ora e saktë për të rezervuar një fluturim dhe për të kursyer vërtetë para
Nëse po planifikoni pushimet dhe dëshironi të kurseni në biletat e avionit, koha kur bëni rezervimin mund të bëjë difere...

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi).
Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën. Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.
Datat e Pashkëve nga viti 2014 deri 2020
Viti 2014 - 20 prill
Viti 2015 - 5 prill (Pashkët Katolike), 12 prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2016 - 27 mars (Pashkët Katolike), 1 maj (Pashkët Ortodokse)
Viti 2017 - 16 prill
Viti 2018 - 1 prill (Pashkët Katolike), 8 prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2019 - 21 prill (Pashkët Katolike), 28 prill (Pashkët Ortodokse)
Viti 2020 - 12 prill (Pashkët Katolike), 19 prill (Pashkët Ortodokse)
Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.
Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e "Mërkura e Përhimtë" dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.
Nëse po planifikoni pushimet dhe dëshironi të kurseni në biletat e avionit, koha kur bëni rezervimin mund të bëjë difere...
Një zonë e madhe ujore në Oqeanin Atlantik Verior, në jug të Groenlandës dhe Islandës, po sfidon tendencën globale t&eum...
Dielli është simboli i verës, por ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të tij mund ta kthejë një ditë relaksi në plazh n...