Dita dhe ora e saktë për të rezervuar një fluturim dhe për të kursyer vërtetë para
Nëse po planifikoni pushimet dhe dëshironi të kurseni në biletat e avionit, koha kur bëni rezervimin mund të bëjë difere...
Nëse po planifikoni pushimet dhe dëshironi të kurseni në biletat e avionit, koha kur bëni rezervimin mund të bëjë diferencë. Sipas një analize të publikuar nga revista italiane Grazia, dita më e favorshme për të prenotuar fluturime është e marta.
Pse e marta konsiderohet dita më e lirë?
Kompanitë ajrore përdorin algoritme që ndryshojnë çmimet në bazë të kërkesës dhe ofertës. Shpesh, të hënën publikohen oferta dhe promocione të reja, ndërsa të martën kompanitë rivale ulin tarifat për të mbetur konkurruese. Kjo krijon një “dritare” prej rreth 24 orësh ku mund të gjenden çmimet më të favorshme.
Kujdes me orarin
Ekspertët sugjerojnë që ofertat e reja zakonisht ngarkohen rreth mesnatës. Nëse po rezervoni me një kompani të huaj, është e rëndësishme të merrni parasysh zonën kohore të vendit ku ajo operon. Kjo do të thotë se mund të gjeni çmime më të mira pak pas mesnatës sipas orës lokale të kompanisë ajrore.
5 këshilla për të kursyer në biletat e avionit
1. Krahasoni disa platforma
Mos u ndalni vetëm në një faqe. Kontrolloni disa platforma rezervimi dhe verifikoni se çfarë përfshin çmimi, si bagazhet apo zgjedhja e vendit.
2. Preferoni faqen zyrtare të kompanisë
Nëse çmimi është i ngjashëm, rezervimi direkt në faqen e kompanisë ajrore shpesh ofron më shumë fleksibilitet në rast anulimi, vonese apo ndryshimi të fluturimit.
3. Përdorni navigimin “incognito”
Shfletimi në modalitetin privat mund të ndihmojë në shmangien e ndikimit të cookies mbi çmimet që ju shfaqen gjatë kërkimeve të përsëritura.
4. Shfrytëzoni programet e besnikërisë
Nëse keni mbledhur pikë ose milje udhëtimi, e marta mund të jetë një moment i mirë për t’i përdorur ato dhe për të ulur koston e biletës.
5. Jini fleksibël me datat
Sipas ekspertëve të industrisë së udhëtimeve, fleksibiliteti me datat e nisjes dhe kthimit mbetet një nga mënyrat më efektive për të gjetur oferta më të lira.
Nëse po planifikoni pushimet dhe dëshironi të kurseni në biletat e avionit, koha kur bëni rezervimin mund të bëjë difere...
Një zonë e madhe ujore në Oqeanin Atlantik Verior, në jug të Groenlandës dhe Islandës, po sfidon tendencën globale t&eum...
Dielli është simboli i verës, por ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të tij mund ta kthejë një ditë relaksi në plazh n...