Kocë me domate në furrë
Ka shumë mënyra për ta përgatitur peshkun kocë. Mund ta bëjmë në skarë, në tigan, furrë, me perime...

Historia e tyre e dashurisë daton që në fillimet e grupit ''Produkt 28'', kohë në të cilën Fabian Basha këndonte ''Trokas'' duke sjellë një frymë të re në muzikën shqiptare, e vazhdon edhe sot. Balerina e njohur Olta Ahmetaj dhe Fabian Basha, të cilin vitet e fundit e shihni në ekranin e Vizion Plus, janë të lumtur si ditën e parë kur u takuan, aq më tepër që kësaj lumturie i janë bashkuar prej 5 vitesh e gjysmë Liam dhe Tristian.

Të ftuar ditën e djeshme në studion e Rudina Magjistarit, çifti i njohur kanë ndarë rrëfime nga jeta e tyre si prindër, e cila është ndër më të bukurat dhe më të vështirat. '' Fabi më thoshte edhe para shtatzënisë se do bënim binjakë, e kishte këtë ndjesi që në fillim, por unë u shtanga kur mësova se kisha binjakë. Vazhdoja të pësëritja “Binjakë?” Pastaj, kur dola nga ekografia, mblodha veten dhe thashë “O Zot, qofshin më shëndet, me këmbë e me duar. Asgjë tjetër nuk doja…” – kujton Olta.

Por pavarësisht lumturisë që sollën 9 muajt e pritjes së ëmbël, momenti i lindjes nuk ishte edhe aq i lehtë për mamanë e re, por edhe Fabin. “Mbaj mend një moment kritik. Ne nuk e kemi thënë asnjëherë publikisht këtë. Djemtë ishin binjakë me vezore të ndryshme në një placentë. Në fillim lindi Liami, ndërsa Tristani nuk kishte më oksigjen, për shkak të çarjes së placentës… Kaluam disa minuta, rreth 5 minuta tronditëse”
“Ishte meritë e doktorit dhe e Oltës”, – tregon Fabi, ndërsa Olta thekson se ishte edhe meritë e Fabit që vazhdimisht i jepte zemër: “Zoti na i ka dhënë bashkë dhe do të na i lërë bashkë.”-përfunduan ata.
Ka shumë mënyra për ta përgatitur peshkun kocë. Mund ta bëjmë në skarë, në tigan, furrë, me perime...
Destinacioni më i ri turistik i Evropës mund të përballet me ndryshime të mëdha për vizitorët pas anëtarësimit...
Çfarë ju motivon më shumë në punë: liria për të vendosur vetë, vlerësimi nga të tjerët, paratë...