Dita dhe ora e saktë për të rezervuar një fluturim dhe për të kursyer vërtetë para
Nëse po planifikoni pushimet dhe dëshironi të kurseni në biletat e avionit, koha kur bëni rezervimin mund të bëjë difere...

Herë tjetër, kur të dëgjoni se “filan mjek është italian”, si një patentë sigurie për t’i besuar shëndetin, provoni t’i kërkoni që t’i shihni edhe diplomën. Se mbase, vetëm origjinën e ka italiane, por kualifikimi i tij është 100% shqiptar dhe madje, mund të ketë qenë nga ata studentët më të dobët.
Nuk është më sekret që në fakultetet mjekësore private ka plasur turizmi i studentëve dështakëve në Itali, ose i atyre që tashmë e dinë se në Shqipëri mund ta marrësh lehtë diplomën dhe me shumë më pak para, se në vendin e tyre. Zyrtarisht, janë me qindra të student të tillë të regjistruar dhe një reportazh në lidhje me këtë fenomen, ka publikuar gazeta italiane “ilfattoquotidiano”, që po e sjellim me shkurtime, me pjesë të përzgjedhura.
***
Për qindra të rinj italianë, Shqipëria është kthyer në një alternativë dhe zgjidhje të thjeshtë ndaj një problemi që prek çdo student që nuk ka fituar shkollën që donte.
“Për mua është një shans. Nëse në Romë nuk e kaloj testin e hyrjes do të provoj fatin edhe në Shqipëri, kështu që nuk humbas vitin”, thotë 19-vjeçari Giacomo, i cili e ka ëndërr të bëhet mjek.
Valixhet i ka bërë tashmë gati, por nuk do të niset i vetëm drejt vendit të Shqiponjave. Tashmë zërat janë hapur dhe shumë miq të tij kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.
Një prej universiteteve ku studiohet mjekësi në Tiranë është shndërruar në Eldoradon e këtyre të rinjve italianë. Në vitin 2015 ishin 100 studentë nga përtej Adriatikut, në 2016-ën ishin 105, ndërsa ata që kishin ardhur për të bërë testin e hyrjes janë mbi 500.
“Praktikisht është si të bësh Universitetin në Itali, me diferencë që këtu testi është më i lehtë”, thotë Giuseppe, një 23-vjeçar nga Napoli, në pritje për të nisur vitin e tretë në Tiranë.
Arratia në Ballkan është qartësisht një rrugë për shkurt ndaj “kuiceve” të vështira të universiteteve italiane. Në fakt, shumica që në vit të parë kërkojnë transferimin e studimeve përsëri në Itali.
Edhe pse diploma është e vlefshme edhe në vendlindje, studentët preferojnë që vitin e fundit ta bëjnë në Itali, për shkak të paragjykimeve që ekzistojnë për arsimin shqiptar.
“Nëse u them se jam diplomuar këtu njerëzit do të mendojnë për keq. Prandaj do t’i bëj dy vitet e fundit në Itali. Jeta në Tiranë është shumë e lirë, por edhe rrogat janë shumë të ulëta. Nuk dua të rri këtu për të punuar”, thotë Giuseppe.
Por ka dhe nga ata mjekë të rinj që e shohin Shqipërinë si një vend për të ngritur karrierën.
“Në Bari kisha ngelur në testimin pranues dy herë radhazi. Isha lodhur. Sot Tirana është shtëpia ime e dytë”, thotë Giammarco, i cili u diplomuar këtë vit në Stomatologji.
“Mund të shkoj të punoj në studion dentale të babait tim, por ideja është të kthehem në Tiranë dhe të gjej një vend në një klinikë. Atje kirurgjia plastike ecën shumë dhe do të kisha më shumë sukses”,shprehet ai./ Supershendeti
Nëse po planifikoni pushimet dhe dëshironi të kurseni në biletat e avionit, koha kur bëni rezervimin mund të bëjë difere...
Një zonë e madhe ujore në Oqeanin Atlantik Verior, në jug të Groenlandës dhe Islandës, po sfidon tendencën globale t&eum...
Dielli është simboli i verës, por ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të tij mund ta kthejë një ditë relaksi në plazh n...