Kuzhina / 27 Qershor 2015, 12:03

Kastravec, mente dhe limon

kastr
Përbërësit:

  • 1 dorë gjethe mentesh,
  • 1 kastravec i madh,
  • 1 limon dhe ujë.

Përgatitja: Gjethet e mentes i shtypim ngadalë me lugë druri, derisa të kenë lëshuar lëng. Presim kastravecin dhe limonin në feta rrumbullake dhe disa prej tyre në formë gjysmëhëne, pasi krijon një efekt tërheqës për syrin. Shtojmë kastravecin në kavanozin të cilin e kemi mbushur paraprakisht me ujë të ftohtë. Shtojmë me radhë limonin dhe menten. E mbyllim me kapak dhe e trazojmë disa sekonda, derisa uji të “turbullohet”, tregues se kastraveci, limoni dhe mentja kanë lëshuar shijen e tyre. Mbulojmë enën dhe e lëmë në frigorifer për të paktën katër orë. Recetën mund ta bëjmë dhe në mbrëmje e ta lëmë natën.
Nga: Gentian Minga