Turizmi / 29 Qershor 2013, 13:13

Liqenet e Lurës

Lura është një nga fshatrat më të vjetër të Shqipërisë dhe ndodhet në pjesën lindore të malit “Kurora e Lurës”.

Aty ndodhen 14 liqene akullnajore dhe natyrore që ofrojnë një ambient të përshtatshëm për të kaluar pushimet dhe një mjedis shumë piktoresk. Nga liqenet me sipërfaqe më të madhe përmendim : “Liqeni i Madh me 32 hektarë, Liqeni i Pishave me 13 hektarë, Liqenin e zi me 8 hektarë, Liqeni i Luleve, etj”.
Gjatë stinës së dimrit këto ujëra mbulohen nga akulli, malet të ngrenë humorin me freskinë e tyre, të bëjnë më energjikë dhe më të frymëzuar, kalimi nëpër gryka, lëndina me aromë bimësh, nëpër liqenet natyrore dhe brigjet e lumenjve, e bëjnë këtë ambient shumë përrallor. Shumë turistë të huaj dhe shqiptarë e vizitojnë këtë perlë të maleve të Shqipërisë. Maja e Kurorës ndodhet 2121m e lartë dhe ofron një sërë pamjesh të bukura si : malet përtej kufirit Skërteci, Korabi, Sokoli, malet e Hasit, etj; më pas mund të shihen malet e Mirditës dhe Shkodrës, madje arrihet të shihet edhe bregdeti i Durrësit.
Fillimisht arrin të shikosh shkëmbin Guri i Neshtës që ndodhet në mbi 1800m lartësi, më pas, një pas një vijnë liqenet e mrekullueshme të Lurës rradhazi. Këto liqene sipas gojëdhënave të shumta kanë edhe veti kurative specifike. Liqenet kryesisht rrethohen nga lëndinat e gjelbra, nga pisha të larta, nga uji i kristalte dhe i kulluar, nga lulet shumëngjyrëshe me aromën e tyre të mrekullueshme, etj.