Ushtrimet fizike, si e ndihmojnë trupin për luftimin e kancerit
Për vite me radhë, mjekët kanë rekomanduar aktivitetin fizik si një mënyrë për të ulur rrezikun e zhvillimit të...

Me ardhjen e verës rikthehen edhe mushkonjat, të cilat shpesh kthehen në makthin e mbrëmjeve në ballkon, kopsht apo pranë dritareve të hapura. Në kërkim të zgjidhjeve natyrale dhe ekonomike, gjithnjë e më shumë njerëz po provojnë një metodë të pazakontë: përdorimin e fondeve të kafesë si repelent kundër insekteve. Por a funksionon vërtet ky truk?
Pse mushkonjat nuk e pëlqejnë kafenë?
Sipas ekspertëve, fondet e kafesë përmbajnë kafeinë dhe përbërës aromatikë që mbeten aktivë edhe pasi kafeja është përdorur. Aroma e fortë që lëshojnë mund të jetë e pakëndshme për mushkonjat dhe disa insekte të tjera, duke i shtyrë të largohen nga zona ku ndodhen.
Për këtë arsye, shumë njerëz i konsiderojnë fondet e kafesë një alternativë natyrale ndaj produkteve kimike kundër mushkonjave.
Një nga mënyrat më të zakonshme është tharja e llumit të kafesë dhe vendosja e tyre në vazo, në cepa të ballkonit ose pranë dritareve. Disa zgjedhin edhe t’i djegin lehtë në një enë rezistente ndaj nxehtësisë, në mënyrë që aroma e tyre të përhapet në ambient, njësoj si temjani natyral.
Një metodë tjetër është përdorimi i tyre në vende ku mund të krijohen larvat e mushkonjave, si pjatat poshtë vazove apo zona me ujë të ndenjur.
Për vite me radhë, mjekët kanë rekomanduar aktivitetin fizik si një mënyrë për të ulur rrezikun e zhvillimit të...
Vera ka ardhur me temperaturat e saj të larta dhe me sfidën e përhershme që i shoqëron ditët e nxehta: çfarë të ...
Ndryshe nga klubet tradicionale të natës, këto evente nuk fokusohen te teprimi apo orët e vona, por te balanca dhe mirëqenia. Në ...