News / 5 July 2026, 19:05

Si të kujdeseni për lulet ndërkohë që jeni me pushime

Si të kujdeseni për lulet ndërkohë që jeni me pushime

Për të gjithë luledashësit, meraku kryesor gjatë ikjes me pushime në verë, janë tharja e bimëve. Patjetër që pasja e bimëve në ballkon, apo bahçe kërkon një kujdes të veçantë, por kjo nuk do të thotë se na kërkojnë çdo ditë aty.

Në këtë artikull do ju tregojmë një metodë shumë të thjeshtë dhe tepër efikase, në mënyrë që të niseni me pushime pa e pasur mendjen pas.

Për secilën vazo lulesh, vendosni nga një qese plastike dhe sigurohuni që nuk është e çarë. Mbusheni qesen me ujë, brenda së cilës të jetë vendosur vazo dhe lidheni. Kjo do ndihmojë bimën të ketë lagështirë për një kohë të gjatë.