Silvana Musej, nga kuzhina e saj, në kastin e televizionit italian "Rai Due"

Shqiptarja e njohur prej kohësh në Itali, Silvana Musej, me një përvojë plot 23-vjeçare është kthyer në një ndër emrat më të lakmuar në vendin fqinj për punën dhe profesionalizmin e saj. E njohur për sukseset e saj, ajo vjen me një tjetër prurje, të cilën këtë herë do ta shohim në televizion.

Receta të shijshme, me sekrete që dikur fshiheshin në katër muret e kuzhinës ku ajo punonte, tashmë do t’i zbulojë për të gjithë ndjekësit italianë në televizionin “Rai Due” si dhe për shumë degustues ndërkombëtarë që i pëlqejnë dhe shijojnë gatimet e saj.
“Cook40” është emisioni i cili transmetohet çdo të shtunë, për 40 minuta, përgjatë të cilëve do të gatuhen 3 receta të ndryshme. Çdo puntatë do të jenë të ftuar personazhe shumë interesantë të cilët përveç profesionit të tyre të zakonshëm, do të shihen se sa janë të aftë edhe të gatuajnë krah një shefeje, që kur bëhet fjalë për pjatat, i realizon me “sy mbyllur”.
View this post on Instagram
Në një intervistë ekskluzive për LIVING Silvana tregon se programi “Cook40” ka nisur të transmetohet çdo të shtunë në televizionin “Rai Due”. Në çdo puntatë do të jetë i ftuar një personazh VIP, me të cilët do të gatuhen 3 receta përgjatë 40 minutave transmetim”.
Ndërkohë, ajo na zbulon dhe një detaj mbi jetëgjatësinë e programit duke marrë konfirmimin edhe për sezonin e ri që pritet të vijojë vitin e ardhshëm.
“Jam zgjedhur në këtë kast dhe janë të gjithë entuziastë. Do të jem pjesë e programit këtë vit dhe vitin tjetër nëse “Rai Due” do të vazhdojë transmetimin e këtij programi”, vijoi ajo.
Të tregojë origjinën, e të thotë se “jam shqiptare”, duket se është një nga gjërat që i jep më shumë kënaqësi Silvanës kur emri i saj përflitet dhe kërkohet për të qenë pjesë e eventeve të njohura: “Në puntatën e parë të emisionit kisha dëshirë dhe e kam shprehur faktin se jam shqiptare”.
Silvana Musej ka qenë shpesh pjesë e LIVING, por tashmë ajo po kurjozon edhe mediat jashtë vendit si një vajzë e huaj e cila ka thyer barriera të mëdha për t’u njohur për sukseset e njëpasnjëshme që ka shënuar deri më sot, ashtu siç së fundmi prestigjozia e njohur italiane “La Stampa” mund ta sjellë së shpejti në titujt kryesorë të artikujve.
Kuzhina është identiteti i saj, por Silvana njihet edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka me një tjetër aspekt, të bukurën dhe modën që e kanë bërë pjesë të rreshtave të parë në pasarelat e emrave më të njohur të industrisë.
View this post on Instagram
Horoskop
Më të vizituarat
Alarmi, Agjenda Kombëtare: Fëmijët e lindur sot pritet të arrijnë vetëm 63% të potencialit të tyre ekonomik
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa Agjenda Kombëtare pë...
Horoskopi javor 22-28 qershor; Ujori & Peshqit
UJORI Eksplorimi ose fillimi i aventurës suaj mund të lidhet me Hënën në Peshore. Ky është një fillim i fuqishëm...
Horoskopi javor 22-28 qershor; Shigjetari & Bricjapi
SHIGJETARI Hëna në Peshore ju ushqen dhe ju shëron në fillim të javës. Shigjetar, jeni pjekur shumë dhe po filloni ta shih...




