Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë mrekulli për fytyrën; Si t'i përdorni
Ekspozimi për orë të tëra në diell, mos aplikimi i kremit mbrojtës herë pas here, dehidratimi e shumë faktorë t&eum...

Mandarina dhe portokalli mund të duken njësoj, të vijnë nga e njëjta familje, por kjo nuk do të thotë se ato kanë të njëjtat vlera ushqyese për të na dhënë. Ndonëse portokajt janë në krye të familjes së agrumeve, nuk do të thotë që frutat e tjerë janë më pak të shëndetshme. Më poshtë Living do të listojë të gjitha përfitimet, lëndët, mineralet e vitaminat e frutave më të shijshme të dimrit.
Portokalli
Portokalli ka pak kalori dhe kjo është arsyeja pse ky frut zgjidhet nga nutricionistët për dieta, sallata apo ëmbëlsira të ndryshme. Sipas bazës Kombëtare të të dhënave ushqyese USDA (National Nutrient Database) , një portokall ka 60 kalori dhe pothuajse të gjitha kaloritë e pranishme vijnë nga karbohidratet, duke përfshirë niseshtenë dhe sheqerin. Kjo do të thotë se ngrënia e një portokalli mund t’ju furnizojë me energji.
Ky frut është i pasur gjithashtu me fibra dietike. Një portokall përmban 15 gram karbohidrate, të cilat mund t'ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore në krahasim me mandarinat. Fibrat gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e lëvizjeve të shëndetshme të zorrëve, kështu që ju shmangni problemet e aparatit tretës. Fruti i ëmbël ka një gram proteina , por me shumicë minerale dhe vitamina. Ajo, C, e cila është dhe një antioksidant i fuqishëm gjendet në masën rreth 70 gram duke plotësuar pothuajse 100% të dozës së rekomanduar ditore.

Mandarina
Ndërsa portokajt kanë 60 kalori, mandarina përmban rreth 47 kalori. Megjithatë, kjo , vetëm se një mandarinë është shumë herë më e vogël se një portokall. Sa për karbohidratet, ato kanë 12 gram, e cila është tre gram më pak se sasia e gjendur tek portokalli Ndërsa portokalli ka tre gram fibra, mandarinë ka dy gram dhe ngrënia e disa mandarinave të vogla do t’ju furnizojë mjaftueshëm me fibra dietike krahasuar me një portokall.
Mandarinat janë gjithashtu të pasura me vitaminë C, por nuk mund të krahasohen me portokallin sepse ata kanë vetëm 23.5 miligramë të vitaminës së përmendur. Megjithatë, ky frut ka shumë për të ofruar, duke përfshirë folatet, beta-karoten dhe antioksidantë të tjerë.
Është e qartë se portokajt janë shumë më ushqyese se mandarinat,por kjo nuk do të thotë që këto të fundit nuk duhet t’i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.Nëse jeni në dietë, mandarinë janë në fakt një zgjedhje shumë më e mirë, sepse kanë më pak kalori.

Ekspozimi për orë të tëra në diell, mos aplikimi i kremit mbrojtës herë pas here, dehidratimi e shumë faktorë t&eum...
Njerëzit kanë konsumuar mjaltë për mijëra vjet. Konsiderohet si një nga ushqimet natyrale më fisnike dhe përfitimet e ti...
Shohim jo rrallë herë, që ndërsa dalin me fëmijën në karrocë, kur është vapë, prindërit e mbulojn&eu...