Mirëqenie / 27 Mars 2017, 10:03

Si të eleminoni qimet nën lëkurë me dy metoda natyrale

peli incarniti

Stina e dimrit është stina më pak impenjative në krahasim me periudhat e tjera të vitit. Mund të vishni të njëjtën pallto gjatë gjithë kohës e askush të mos e vërë re, të mbani flokët me të njëjtën kapje e sërish të mos ngjallni zëra rreth jush, më e rëndësishmja mund të mos depiloheni. Por me ardhjen e verës, duhet ta mendoni seriozisht këtë gjë. Depilimi është një ndër ritualet më të rëndësishme të higjienës së një femre. Pavarësisht mënyrës si e realizoni : me brisk, dyllë, pe, makinë depiluese apo trajtim me lazer, sërish do t'ju shfaqen disa qime të padëshiruara që rriten nën lëkurë. Këto qime formohen si pasojë e bllokimit të poreve, si pasojë folikulat e qimeve rriten në drejtime të panatyrshme. Kushdo që “vuan” nga këto qime e njeh shumë mirë ndjesinë e sikletit kur ekspozohet në plazh apo ditën fill pas depilimit. Living ju njeh me tre metoda natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni qimet nën lëkurë.

1.Aspirina: Aspirina ka veti anti-inflamatore që qetësojnë të skuqurat, kruarjet dhe inflamacionin e krijuar nga qimet nën lëkurë. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik që heq lëkurën e vdekur dhe bllokon folikulat polifere. Në një enë shtypni 10 aspirina, 2 lugë gjelle mjaltë dhe dy lugë gjelle ujë të vakët. Pasi të formoni pastën, vendoseni mbi lëkurë dhe masazhojeni lehtë dy herë në ditë. Ky veprim ndihmon folikulat të dalin në sipërfaqe, kështu që mund t'i depiloni më lehtë në të ardhmen.

2.Kastravec dhe qumësht: Kastraveci ka aftësi hidratuese dhe veti anti-inflamatore që i shërbejnë lëkurës në rast se keni qime nën lëkurë. Pëmban vitaminë C, ujë dhe substanca antioksiduese që lehtësojnë irritimin e lëkurës dhe heqin qelizat e vdekura. Në një enë shtoni 1 kastravec me madhësi mesatare dhe 1 filxhan kafeje qumësht të paskremuar. Pasi t'i keni kaluar në blender duhet t'i lini në frigorifer për të paktën dy orë. Pasi të jetë ftohur kremi, lyeni zonat ku keni qime nën lëkurë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Në fund lahuni me ujë të ftohtë. Ky veprim duhet përsëritur dy herë në ditë, rezultatet do vihen re që pas ditëve të para.