News / 20 Gusht 2016, 11:49

Të ushqehesh sipas grupit të gjakut; GRUPI B: GJITHNGRENESIT!

grupp gjgjjakak

Të kanë ardhur në majë të hundës dietat e mundimshme pas të cilave rifiton menjëherë kilet që mezi ke hequr? Ka një zgjidhje tjetër, shumë më të shëndetshme dhe praktike, që të bën të humbasësh peshën në menyrë natyrore. Ajo që duhet të bësh, është thjesht të mësosh grupin tënd të gjakut dhe në këtë mënyrë të zbulosh ushqimet që të bëjnë mirë, në mënyrë që të luftosh stresin dhe kilet e tepërta, pa pikën e sforcimit.

Ashtu si njerëzit me grupim A, stresi ka ndikim të drejtëpërdrejtë në organizmin tënd: të dobëson ose të shëndosh. Për ju vlejnë të njëjtat këshilla si të “kolegëve” të grupit A: stresin mos ia shkarkoni trupit

Ushqimi yt ideal
Në ndryshim nga njerëzit me të tjera grupe gjaku, për fat organizmi yt i toleron mjaft mirë bulmetrat, kështu që mund t’i konsumosh pa pasur frikë. Mos e ekzagjero gjithsesi me djathrat e yndyrshëm, organizmi yt nuk arrin ta tretë tërësisht dhe duke konsumuar shumë mund të rriskoni të shtoni në peshë.
Përgjithësiht organizmi yt toleron çdo lloj ushqimi: mishin, peshkun, bulmetrat, bishtajat, ushqimet vajore, drithërat, frutat dhe perimet. Megjithatë, përqiqu të evitosh pulën, është i vetmi ushqim që organizmi yt nuk e tret dhe aq mirë.

Këshilla për t’u dobësuar shpejt
Përpiquni që çdo vakti t’i shtoni një përqindje të mirë vitaminash me perime dhe drithëra. Gjithsesi, përpiquni të evitoni shoqërimin e çdo pjate me drithëra.

Ushqimet më të mira dhe më të këqija për grupin B

Mishi
Të rekomandojmë: Qingjin, viçin, dashin, fazanin, lepurin, gjelin e detit apo shpezët e egra.
Të çkëshillojmë: mishin e pulës, rosës, pulëhinën, kalin, patën, thëllëzën, derrin dhe shkurtën.
Këshilla jonë: Ashtu si dhe grupi 0, mos harroni që në vaktet tuaja të përditshme të përfshini mishin, edhe pse në krahasim me këtë grup gjaku, ju këshillohet një sasi më e vogël. Mishi i qingjit, i dashit dhe i lepurit janë më të përshtatshmit për organizmin tënd.


Peshku
Të rekomandojmë: merlucin, skumbrinë, salmonin, gjuhëzën dhe blinë.
Të çkëshillojmë: açuget, levrekun, kocën, oktapodin, troftën, kaviarin e salmonit, vongolat, gaforret, arragostat, molusqet dhe karkalecat e detit.

Bulmetrat
Të rekomandojmë: djathin dhe qumështin e dhisë, mocarelën, kremin e djathit, djathin e bardhë dhe qumështin e lopës.
Të çkëshillojmë: djathrat me myk (të tipit gorgonxola).

Vezët
Kujdes, për njerëzit me këtë grup gjaku këshillohet vetëm vezët e pulës dhe të asnjë shpendi tjetër.

Vajrat
Të këshillojmë: vajin e lirit, të ullirit, të kokrrave të grurit, të bajameve.
Të çkëshillojmë: gjithë të tjerët.


Ushqimet vajore
Të rekomandojmë: bajamet, arrat e Brazilit, gështenjat, farat e lirit, arrat.
Të çkëshillojmë: lajthitë, stikat, farat e lulëkuqes, susamin, fistiqet, farat e lulediellit.
Këshilla jonë: përfshiji këto ushqime në dietën e përhershme, në mënyrë të veçantë farat e lirit.

Ushqime me bazë bishajore
Të rekomandojmë: fasulet e zeza, bathët, thjerrëzat dhe sojën.

Drithërat
Të rekomandojmë: grurin (miellin dhe produktet me miell të bardhë), bukën me drithëra, tërshërën, orizin dhe bërcelën.
Këshilla jonë: edhe pse mund të të duket e çuditshme, zgjidh miellin e bardhë dhe jo atë të zi. I bardhi në fakt është më i përshtatshëm për organizmin tënd. Gjithsesi, konsumoji drithërat jo me tepri.

Perimet
Të rekomandojmë: argjinaret, ullinjtë, misrin, kungullin, lakrën romane, ravenën dhe domatet.

Frutat
Të rekomandojmë: avokadon, arrën e kokosit, hurmat, shegën dhe fiqtë e Indisë.